MINT: Të martën, çmimi i naftës një euro e 72 centë për litër

Çmimi i derivateve i ditës së martë nuk dallon shumë nga çmimet e ditës së hënë. Çmimi i naftës ka rënë për një cent, kurse i benzinës dhe gasit nuk kanë lëvizur

Qeveria e Kosovës me Udhzimet Administrative të reja për çmimet e naftës

Çmimi i naftës për litër të martën do të jetë një euro e 72 centë për litër. Kështu bëhet e ditur në publikimin e përditshëm të çmimeve tavan për derivate të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është vetëm një cent më lirë sesa të hënën.

Kurse çmimet për derivate të tjera siç janë benzina dhe gasi, nuk kanë lëvizur nga dita e hënë.

Çmimi i benzinës është një euro e 38 centë për litër, kurse ai i gazit zero euro e 76 centë.

Këto çmime vlejnë 24 orë nga koha e publikimit.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika