“Minutat” dështojnë takimin mes Osmanit dhe Haradinajt

Takimi i planifikuar mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dështuar të mbahet. Shkak është bërë orari i caktuar për takim, të cilin sipas Haradinajt, nuk e ka respektuar presidentja. Ndërsa stafi i Osmanit tha se Haradinaj nuk deshi të pres derisa presidentja të njoftohej për ardhjen e tij. Në takim, Osmanit nuk i ka shkuar as kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Në përpjekjen e saj për t’i diskutuar shqetësimet rreth draft-statutit të Asociacionit, presidentja Vjosa Osmani ka arritur ta takojë vetëm njërin prej liderëve opozitarë.

Për dallim nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i PDK-së Memli Krasniqi nuk i ka shkuar Osmanit në takim pasi ka vlerësuar se ai nuk do të kishte ndonjë efekt.

“Me gjithë respektin për presidenten dhe pozicionin që ajo ushtron, nuk kam marrë pjesë në takimin e ftuar dje për arsye se ky ka qenë vetëm një takim konsultativ i cili nuk jep asnjë efekt real në çështjet për të cilat është menduar se duhet të diskutohet”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa udhëheqësi i AAK-së, Ramush Haradinaj iu përgjigj pozitivisht ftesës së Osmanit, por takimi dështoi ndonëse të dy ishin në objektin e Presidencës.

“E kishim një vullnet të mirë për të biseduar me Presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit. Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, ka thënë Kushtrim Xhemaili nga AAK.

Ndërsa Presidenca ka thënë se takimi dështoi për arsye protokollare, pasi sipas këtij institucioni, Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar presidenten për arritjen e tij.

“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij. Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale. Dera e Presidencës vazhdon të mbetet e hapur”, ka thënë Bekim Kupina, Këshilltar për media i Presidentes

Presidentja Osmani i ka ngritur si shqetësim 2-3 çështje brenda draftit, të cilat sipas saj, kanë dy kuptime të ndryshme.

Herën e fundit, Osmani i takoi liderët opozitarë më 27 shtator, tri ditë pas sulmit terrorist serb në Banjskë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika