Minxhozi shpallet “Qytetar Nderi” nga Tropoja, Sveçla vlerëson kontributin e tij si ish-ambasador

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është nderuar nga Bashkia e Tropojës me titullin “Qytetar Nderi”, në ceremoni mori pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili vlerësoi kontributin e ish-ambasadorit, Qemal Minxhozi

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është nderuar nga Bashkia e Tropojës me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin dhe promovimin e kulturës, të mikpritjes dhe të artit të Tropojës.

Në ceremoninë e dhënies së titullit, Qemal Minxhozi u shpreh falënderues për këtë çmim.

“Ju falënderoj nga zemra, Këshillin Bashkiak, për një privilegj të jashtëzakonshëm, të marrësh një çmim në Tropojë është një vlerësim i jashtëzakonshëm, pavarësisht se unë kam bërë shumë pak, por kjo më nxit për të vazhduar më tej për të bashkëpunuar me juve”, tha Minxhozi.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili vlerësoi kontributin e ish-ambasadorit, Qemal Minxhozi.

“Qemali nuk ka qenë vetëm ambasador i Shqipërisë në Kosovë, por edhe i Kosovës në Shqipëri, po ashtu ka qenë ambasadori më energjik në të gjithë korpusin e diplomatëve të shumtë në Republikën e Kosovës,” tha Sveçla.

Duke shtuar se Minxhozi ishte aq këmbëngulës sa ka ndërruar edhe prioritetet e dy qeverive.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika