“Miratimi i ligjit për skemat pensionale”, Miftaraj fajëson qeverinë për “mashtrim” të opinionit publik

"Qeveria mos të provojë të mashtrojë opinionin publik. Është marre të rrejnë dhe të mashtrojnë kaq hapur. Mos na ofendoni inteligjencën. Nalnu", kështu ka reaguar drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj pas miratimit të ligjit për skemat pensionale

Ehat Miftaraj – IKD

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti ka fajësuar qeverinë për “mashtrim” të opinionit publik.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka kërkuar nga qeveria “që të mos e ofendojë inteligjencën e popullit”, pasi siç thotë ai, kjo qeveri nuk ka pasur vullnet politik ta miratojë ligjin për skemat pensionale, por është detyruar nga Gjykata Kushtetuese me aktgjykim.

“Qeveria të mos provojë të mashtrojë opinionin publik. Është marre të rrejnë dhe të mashtrojnë kaq hapur. Mos na ofendoni inteligjencën. Nalnu! Kjo qeveri nuk ka pasur vullnet politik të miratojë ligjin për skemat pensionale, e ka detyruar Gjykata Kushtetuese me aktgjykim. E kanë pasur obligim kushtetues dhe ligjor të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj.

Ndryshe, të enjten e 27 korrikut, me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetë të Kuvendit kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimit e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili do t’ua njohë pensionin kontributdhënës me mijëra qytetarëve.

Miratohet Projektligji për skemat pensionale

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika