Miratimi i pagës minimale, veteranët e luftës mbesin jashtë ligjit

Miratimi i ligjit për pagën minimale në Kuvendin e Kosovës ka lënë veteranët e luftës së UÇK-së jashtë ligjit. Organizata e veteranëve ka paralajmëruar masa kundër kësaj vendimi

Veteranët e luftës së UÇK-së kanë mbetur jashtë ligjit për pagën minimale. Në votimin e sotëm në Kuvend të Kosovës, është miratuar ky ligji, por pa u përfshirë edhe veteranët.

Pas miratimit, ka reaguar Faton Klinaku nga organizata e veteranëve, duke paralajmëruar masa që do t’i ndërmarrin si organizatë.

“Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale, duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, ka shkruar përfaqësuesi i veteranëve, Faton Klinaku.

Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Me miratimin e këtij ligji, kjo do të ndryshojë.

Ndryshe, në audio-incizimet e publikuara të Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit, dëgjohen duke biseduar për cështjen e veteranëve. Kusari i thotë Simiqit se si listat e tyre janë fryrë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika