Miratohen në parim ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

Kuvendi i Kosovës, i ka miratuar në parim ndryshimet për Kodin e Procedurës Penale

Kuvendi i Kosovës





Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Pro këtij projektligji votuan 63 deputetë, një pjesë e tyre edhe deputetë të partisë opozitare, PDK-së.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi, derisa prezantoi projektligjin, tha se i njëjti do t’i prek ndryshimet procedurale sa i përket dhunimit, dhunës seksuale dhe dhunës në familje.

“Si nevojë për ndryshimet procedurale të dhunimit, dhunës seksuale dhe dhunës në familje që kanë marrë përmasa shqetësuese. Nevoja dhe domosdoshmëria e këtyre ndryshimeve, jo vetëm atyre materiale. Pra ashpërsimi i sanksioneve penale dhe përcaktimi i disa veprave të reja penale e determinon edhe nevojën për përshpejtim të procedurave për hetim dhe gjykim efikas”, tha ajo.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe Projektligjin për Prokurorinë Speciale dhe Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Këto dy projektligje u mbështetën edhe nga deputetët opozitarë.





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika