Miratohet bartja e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurosh

"Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove", ka njoftuar ministri Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se në pajtim me pikën 6 të nenit 9 të Ligjit të buxhetit, bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e paalokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse.

“Në pajtim me nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove. Bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e paalokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse”, ka shkruar Murati.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika