Miratohet buxheti për vitin e ardhshëm

Me 65 vota pro, Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2023





Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës, e ka miratuar ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Buxhetin e kanë votuar të gjithë deputetët e pozitës, kurse partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim.

Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 225 milionë euro, ndërsa 13 milionë euro i janë shtuar gjatë shqyrtimit në Komision.

Deputetët e opozitës gjatë ditës e kanë kundërshtuar këtë projektligj të buxhetit, por që në fund edhe pa votat e tyre kuvendi e miratoi.

Përveç buxhetit, Kuvendi i Kosovës, e ka miratuar edhe projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika