Qeveria e ka miratuar draftin e koncept-dokumentit për themelimin e Fondit Sovran.
Kryeministri i Kosovës, gjatë prezantimit të tij, ka thënë se ky fond do të shërbejë për transformimin ekonomik të vendit. Sipas tij, do të ketë orientim e investime të reja, si dhe rritje të punësimit.
Ky projekt ishte premtim i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë fushatës së fundit zgjedhore.
Ky Fond parasheh që asetet kryesore të shtetit t’i ketë nën menaxhim, dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit të shuhet.
Më 30 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës e kishte formuar një grup punues për themelimin e Fondit Sovran.
Kryetar i Grupit Punues u zgjodh Besnik Pula, profesor në Universitetin Virginia Tech, në ShBA, njëkohësisht këshilltar i kryeministrit Kurti për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare, i cili bëri një prezantim të shkurtër përpara Komisionit.
Atë kohë, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se iniciativa për themelimin e Fondit Sovran është njëra nga reformat më të mëdha ekonomike të vendit tonë që nga pavarësia.
Qeveria emëron anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes “KRU Prishtina”
Në konkursin për anëtar në Bordin e Ndërmarrjes KRU Prishtina, kishin aplikuar 100 kandidatë. Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Nga 100 kandidatë, janë zgjedhur katër kandidatë, me kryesuese Teuta Ukshinin.
Kandidatët e tjerë që u emëruan janë, Albana Berisha, Fadil Berisha, Saxhide Mustafa.
Qeveria emëron anëtarët e bordit të KRU Mitrovicës
Qeveria e Kosovës i ka emëruar anëtarët dhe kryetarin e bordit të ndërmarrjes KRU Mitrovica.
Kryesuese e bordit u zgjodh Kumrije Kelmendi Aliu, kurse anëtarët e tjerë ishin, Bashkim Halabaku, Miranda Zherka dhe Zijadin…
Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë 50 mijë euro për të mbështetur shqiptarët në Luginë të Preshevës. Pos kësaj, është themeluar edhe Komisioni për memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës.