Miratohet mocioni i Alicia Kearns për Ballkanin Perëndimor

"Të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023"

Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka miratuar të enjten një mocion për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns, e cila është shprehur e kënaqur më këtë miratim.

Në këtë mocion kërkohet që Britania e Madhe të mbështesë integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin terrorist të 24 shatorit ndaj Policisë së Kosovës.

“Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në këtë mocion.

Gjithashtu, kërkohet që të dënohet ndërhyrja ruse në Ballkan dhe të mbështet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Parlamenti vëren me shqetësim retorikën politike irredentiste proruse dhe proserbe në Mal të Zi dhe i kërkon qeverisë të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë për të përmirësuar peizazhin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet më tej në mocion.

Gjatë ditës në debatin për rajonin juglindor të Evropës, Kearns ka paralajmëruar për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se rajoni mund të bëhet skenë e një konflikti të tretë të madh në botë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika