Miratohet në lexim të parë projektligji për KPM-në

Kuvendi e ka miratuar të enjten në lexim të parë Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës me 61 vota për e ka miratuar të enjten në lexim të parë projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Ky projektligj parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

62 deputetë kanë marrë pjesë në votim, ku 61 prej tyre kanë qenë pro, një kundër dhe asnjë abstenim.

Legjislacioni parasheh që mediat online, që prodhojnë video, duhet të regjistrohen si biznes.

Me ndryshimet, KPM-ja do të ketë mandat të monitorojë edhe punën e mediave online që prodhojnë përmbajtje audio-vizuale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika