Miratohet në lexim të parë projektligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë

Me 86 vota, për asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka kaluar në parim projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës me 86 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim kaloi në shqyrtim të parë Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Po ashtu kaloi edhe mocioni i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi i cili kërkoi që të shmanget procedura e paraparë me rregullore të Kuvendit kështu duke thënë që shqyrtimi dhe miratimi edhe në lexim të dytë të bëhet brenda ditës.

Mocioni i tij u votua me 81 vota per, 1 votë kunder dhe asnjë abstenim.

Projektligjin e kanë mbështetur të gjitha partitë në Kuvend, ndërsa kundër ishte deputeti, Haki Abazi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se si kryeministër i vendit dhe kryetar i LVV-së ka shprehur falënderimin për përfundimin me sukses të kësaj reforme zgjedhore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika