Miratohet në parim Projektligji për pagat

Është miratuar Projektligji për pagat në sektorin publik me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim

Kuvendi i Kosovës





Të premten e 9 dhjetorit është miratuar në parim Projektligji për paga në sektorin publik me 68 vota pro.

Me miratimin e këtij projektligji, sipas prezantimit të projektligjit nga ana e Qeverisë zvogëlohet hendeku mes pagës më të ulët dhe më të lartë në vend, ku koeficientin më të lartë të pagës do ta ketë posti i presidentit.

Koeficienti më i lartë i pagave do të jetë 18 për presidentin, ndërsa më i ulëti do të jetë 3.78. Por ende nuk është bërë e ditur vlera e koeficientit, që ishte thënë se do të caktohet në të njëjtën kohë me Ligjin për Buxhetin.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se 68 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

“Kërkojmë nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë dhe t’ia paraqesin kuvendit raportin me rekomandime”, ka shtuar Konjufca.

Që ky ligj të kalojë në fuqi, Qeveria ka thënë se duhet të kalojë një muaj.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika