Miratohet ngritja e shtatores së heroit Fahri Fazliu në Obiliq

Kuvendi komunal i Obiliqit, të enjten e 26 majit, ka votuar për zëvendësimin e bustit të heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi e ka bërë të ditur se ka vizituar familjarët e bashkëveprimtarit Fazliu.

“Një vizitë e veçantë nga Fadil Fazliu dhe Fahri Fadil Fazliu, familjarët e bashkëveprimtarit e Heroit të Kombit Fahri Fazliu”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, vizitat e tilla janë të mirëpritura dhe pikërisht në këtë ditë kur Kuvendi Komunal i Obiliqit ka aprovuar zëvendësimin e bustit të Heroit Fahri Fazliu me ngritjen e shtatores së tij.

Ai ka përmbyllur postimin e tij duke nderuar veprën e heroit, Fazliu.

“Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Fahri Fazliu! Respekt i përjetshëm për familjen Fazliu!”, ka shtuar Gashi.

May be an image of sculpture

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika