Miratohet nisma për bashkëprodhimin kinematografik me Francën dhe Izraelin

Kosova do të ketë bashkëpunim me Francën dhe Izraelin në fushën e kinematografisë. Nismat e bashkëpunimit me këto dy shtete janë votuar nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të shtunën i ka miratuar nismat për bashkëprodhimin kinematografik me shtetin e Francës dhe Izraelit.

Në mbledhje të qeverisë u tha se këto marrëveshje përveç që sjellin suksese në kinematografinë e Kosovës dhe te artistët tanë, po ashtu sjellin bashkëpunim në mes të Kosovës dhe shteteve përkatëse Francës dhe Izraelit.

Në mbledhje, po ashtu, u përmendën sukseset e vazhdueshme të komunitetit artistik të Kosovës dhe se kjo nismë do t’i ndihmojë talentët e fushës së artit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika