Projektligji i ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës është miratuar në mbledhjen e Qeverisë.
Versioni i parë i këtij projektligji ishte shfuqizuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, propozimin e ri e ka cilësuar si reformë e cila synon të reformojë KPK-në.
“Ky projektligj është pjesë e reformave tona përmes te cilave synojmë një sistem të drejtësisë efikas dhe në vecanti ta reforojmë KPK-në ashtu që ai te jetë organ ku dominon pluralizmi, pavarësia, integriteti. I kemi adresuar vërejtjet e Kushtetueses”, ka deklaruar ai.
Ky projektligj parasheh që në tërësi të përbërjes, anëtarë të përhershëm të Këshillit parashihet të jenë 7 prokurorë, në mesin e të cilëve tre janë të zgjedhur nga Kuvendi.
Me kërkesë të PDK-së e të LDK-së për vlerësim të kushtetutshmërisë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.