Miratohet Projektligji për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Instituti për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të funksionojë në kuadër të zyrës së kryeministrit, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti

Ilustrim nga mbledhjet e kaluara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë hapjes së mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se Instituti për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, do të funksionojë në kuadër të zyrës së kryeministrit.

Kjo është edhe pika e parë e rendit të ditës.

Ai ka theksuar se krimet e kryera dhe dëmet e shkaktuara duhet adresuar, sepse ato janë parakusht për paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë e zhvillim të mëtutjeshëm të shoqërisë.

“Instituti për krimet e kryera gjatë luftës do të funksionojë në kuadër të zyrës së kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhme të ndritur”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti ka shtuar se gjatë një viti e gjysmë qeverisje, në vetëm 1/3 e mandatit janë kaluar mbi 150 projektligje, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti janë miratuar 87 sosh në kuvend.

“Përmes projektligjeve të miratuara kemi fuqizuar mekanizmat për luftimin e krimit dhe korrupsionit, deklarimin më efikas të pasurisë, inicimin e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Kemi themeluar Gjykatën Komerciale, kurse sot do të trajtojmë projektligjin për Prokurorinë Speciale dhe atë për prokurorin e shtetit”, ka thënë ai.

Sipas kryeministrit, historia mëson se zgjidhjet afatgjate janë të paarritshme atëherë kur nuk bazohen në parimet e drejtësisë, e së vërtetës dhe garantimit për mospërsëritje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika