Komisioni për Arsim ka miratuar të hënën Projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Ky projektligj u miratua në parim, ndërsa do procedohet në seancë për lexim të parë.
Po ashtu, u miratua edhe shqyrtimi i Draft Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, edhe kjo procedohet në seancë për miratim.