Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare Kosovë – BE për Programin IPA 2020

Është miratuar Projektligji për ratifikimin e “Amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar projektligji për ratifikimin e “Amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020”.

Me gjithë kritikat nga opozita, u miratua edhe projektligji nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE), për projektin “Banimi social adekuat”,

Në votim të kësaj marrëveshjeje nuk mori pjesë Partia Demokratike e Kosovës, (PDK).

Në rend dite është futur edhe projektligji për ratifikimin e traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika