Miratohet projektligji për sigurimet shëndetësore, Murati pyetet për pensionet

Qeveria e Kosovës miratoi këtë të mërkurë projektligjin për sigurimet shëndetësore, në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se 3.5 të sigurimit do i paguaj qytetari e 3.5 të tjera punëdhënësi, ndërkaq ministri i Financave Hekuran Murati tha që të mos lidhet paga minimale me rritjen e pensionve pasi që janë çështje të ndryshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Një ditë më parë u paralajmërua se së shpejti do të ndodhë miratimi i tij.

Dhe kjo ndodhi në mbledhjen e radhës të qeverisë, e cila i dha miratimin projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Për të dhënë detaje në lidhje me përmbajtjen e projektligjit, në konferencë për media doli Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që mes tjerash tregoi se nga do të merren paratë për sigurimet shëndetësore.

“Në këtë drejtim 7% do të jetë, të ardhurat që do të argëtohen në të ardhurat e sigurimeve shëndetësore, ku 3.5% do të jenë nga paga e qytetarëve dhe dhe 3.5% do të jenë nga punëdhënësi, pra një total prej 7 % ku gjysmën e paguajnë qytetarët dhe gjysmën punëdhënësit”, ka deklaruar ai.

Përderisa dha detaje për pagën minimale, që me vendimin e fundit të qeverisë shkon në lartësinë prej 350 eurosh e qe do të fillojë të zbatohet nga tetori, Ministri Hekuran Murati i pyet edhe për një tjetër çështje.

Planet e qeverisë për rritje të pensioneve, por Murati, nuk dha një përgjigje konkrete se kur do të mund të ndodhë kjo, duke thënë se janë çështje të ndara.

“Në këtë aspekti si qeveria jemi duke punuar, qoftë edhe në kuadër të reformës pensionale që po e përgatisim, pra që të shohim mënyra dhe të gjejmë mënyra se si po rritët, edhe niveli i pensioneve por edhe që të ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm, që jo pastaj të ndalet pas një viti ose dy”, ka deklaruar Murati.

Murati në konferecë u pyet edhe për shtesat e fëmijëve nga mosha 0 deri në 16 vjet, ku e ripotencoi që kriter është që ata të jenë rezidentë, dhe nëse ka përfitues që jetojnë jashtë vendit, raste të sinjalizohen.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika