Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për sigurinë kibernetike, gjatë mbledhjes të mërkurën e 14 shtatorit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se përmes këtij projektligji themelohet agjencia për sigurinë kibernetike, që do të jetë instituciuoni kyç përgjegjës për caktimin dhe zbatimin e masave për siguri kibernetike.
Ai ka thënë se kjo agjenci do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve nacionale.
“Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë parimet e sigurisë kibernetike, institucionet që zhvillojnë dhe zbatojnë politikën e sigurisë kibernetike, përgjegjësitë e autoriteteve në fushën e sigurisë kibernetike, detyart e subjekteve, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe masat e parandalimit e sulmeve kibernetike në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se duke marrë parasysh se gjatë ditëve të fundit vendi është përballur me sulme kibernetike, këto tendenca rrezikojnë funskionalitetin e shërbimeve.
“Ditëve të fundit jemi ballafaqur me sulm kibernetik që ka shkaktuar herë pas here pengesa në shërbimin e internetit brenda institucioneve duke pamundësuar qasjen në shërbime, tendenca këto që rrezikojnë funskionalitetin e shërbimeve”, ka thënë ai.
Kosova dhe Shqipëria, kohët e fundit janë përballur me sulme të ndryshme kibernetike.
Më gjashtë shtator, Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se disa ueb-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, duke mos specifikuar për cilat bëhej fjalë.
Megjithatë, sulmi nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi që siç është thënë “është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”.
Ndahen mbi 2.6 milionë euro për pagesën e specializantëve
Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 2.6 milionë euro për pagesën e specializantëve.
Kryeminsitri Kurti ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar ndarjen e mjeteve për pagesën e specializantëve.
Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky vendim mundëson vazhdimin e pagesës për specializantët dhe hapjen e vendeve te reja për specializime.
“Bëhet fjalë për 2 milionë e 610 mijë euro”, ka thënë Murati.
Ndryshohet kryesuesi i bordit të përkohshëm i ndërmarrjës “Infrakos”
Gjatë kësaj mbledhjeje, është ndryshuar ede kryesuesi i bordit të ëprkohshëm i ndërmarrjes “Infrakos”.
Kreu i qeverisë ka thënë se ky vendim vjen si rezultat i dorëhqejes së ish-bordit të përshkohshëm të ndërmarrje.
Ndërkaq, ministrja Artane Rizvanolli, ka thënë se në mënyrë që të vazhdojë veprimtaria e ndërmarrjës “kërkojmë të ndryshohet vendimi i datës 10 gusht dhe Edona Nahi emërohet si kryesuese e Bordit të Përkohshëm deri në emërimin e bordit të rregullt”.
Formohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi
Gjatë kësaj mbledhjeje është formuar edhe komisioni ekzekutiv për shëndetësi.
Kurti ka thënë se komisionin do ta udhëheq ai, dhe se takimi i parë do të mbahet pasditen e së mërkurës.
“Si kryeministër propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi. Ky komision ka këto përgjegjësi: e para të bëjë analizën dhe ndarjen bashkëpunimit publiko privat. Reformimin e SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, themelimin e spitalit rajonal të Prishtinës”, ka thënë Kurti.