Miratohet Projektligji për Tatimin në Pronën e Paluajtshme

Në mbledhjen e Qeverisë që është mbajtur këtë të premtë është miratuar Projektligji për Tatimin në Pronën e Paluajtshme

Këtë të premte Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar disa projektligje.

Në këtë mbledhje është miratuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

“Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësorë dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit”, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/111 të datës 7 dhjetor 2022, vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/23, të datës 8 prill 2020, vendimin për miratimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027 “, njofton Kryeministria për projektligjet e miratuara në këtë mbledhje.

Kryeministria tutje njofton se programi kombëtar për Integrim Evropian është dokumenti kryesor Strategjik i Republikës së Kosovës për zbatimin e reformës për integrim në Bashkimin Evropian, i orientuar kah adoptimi aquis së BE-së në legjislacionin kombëtar dhe zbatimin e tij.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika