Miratohet Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj

"Miratohet Projektligji për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, i mundësohet qytetarëve të Luginës të bëhen pronarë të paluajtshmërive në Republikën e Kosovës"

Kuvendi i Kosovës, me 65 vota për, ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj.

Kështu siç njofton Ministria e Drejtësisë iu mundësohet qytetarëve të Luginës së Preshevës të bëhen pronarë të paluajtshmerive në Kosovë.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu ka thënë se me këtë qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullarë të të drejtave pronësore në Kosovë, sipas kushteve të përcaktuara në ligjin bazik, njëjtë sikurse qytetarët e Kosovës, pa pasur nevojë të verifikojnë apo përcaktojnë reciprocitetin me shtetin shtetësinë e të cilin e kanë.

Tutje, Haxhiu ka shtuar se me këtë projektligj do të lehtësohen procedurat për qytetarët nga Lugina (persona fizik dhe juridik), për fitimin e të drejtës pronësore në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika