Miratohet Projektligji për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis

Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash e ka miratuar projektligjin për Vlerësimi e Ndikimit në Mjedis





Me 62 vota për asnjë kundër e asnjë abstenim, është miratuar projektligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis.

Pas miratimit, ministri i Infrastrukturë, Liburn Aliu, ka thënë se ky ligj është përgatitur në konsultim me të gjithë akterët.

Sipas tij, ky ligj synon parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimeve negative të projekteve publike dhe private.

“Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe procedurave të identifikimit dhe vlerësimit të ndikimeve të projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme në mjedis, parandalimi dhe zvogëlimi i ndikimeve negative të projekteve publike dhe private, si dhe përcaktimi i procedurave administrative gjatë procesit të vendimmarrjes për pajisjen me pëlqim mjedisor”, ka thënë ai.

“Ligji është përgatitur në konsultim të rregullt me të gjithë akterët, në veçanti në koordinim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, në mënyrë që të kemi transpozim të Direktivës së re të amandementuar të BE-së për VNM. Përmes këtij ligji synojmë edhe një kontroll të shtruar për raporte kualitative për VNM nga të licencuar adekuat për studime të hollësishme.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika