Të hënën e 18 marsit është miratuar propozimi i shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, për një fond pesë miliardë eurosh për ndihmë ndaj Ukrainës.
Kështu bëri të ditur vetë Borrell përmes një postimi në platformën “X”, ku thotë se ky fond do të mbështesë Ukrainën në marrjen e pajisjeve ushtarake që i nevojiten.
“Fondi do të mbështesë Ukrainën në marrjen e pajisjeve ushtarake që i nevojiten për të mbrojtur popullin e saj dhe të drejtën e saj për të ekzistuar si shtet kundër agresionit rus. Ne i kthejmë fjalët tona në veprim”, shkroi Borrell.
The #FAC approved my proposal for a €5 billion #UkraineAssistanceFund.
The Fund will support Ukraine in getting the military equipment it needs to defend its people & its right to exist as a state against Russian aggression.
We turn our words into action.https://t.co/u3ojO4YySW— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 18, 2024
Më një shkurt të vitit 2024, Këshilli Evropian ripohoi përkushtimin e palëkundur të BE-së për të vazhduar të ofrojë mbështetje të fortë politike, financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën dhe popullin e saj për aq kohë sa duhet.
Këshilli Evropian ka rishikuar punën për mbështetjen ushtarake për Ukrainën në kuadër të Mjetit Evropian të Paqes dhe rritjen e propozuar të tavanit të përgjithshëm financiar të saj.