Miratohet raporti përfundimtar për projektligjin e shëndetit riprodhues dhe fertizilim të asistuar mjekësor

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me 5 vota për dhe një kundër ka miratuar raportin përfundimtar për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Foto nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të martën ka miratuar raportin përfundimtar për Projektligjin e shëndetit riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Vendimi është marrë me pesë vota për dhe një votë kundër, e cila ka ardhur nga deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Dem-Murtezi.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollcaku, ka deklaruar se të gjitha kushtet për procedimin e këtij projektligji janë përmbushur dhe tani Kuvendi i Kosovës ka detyrën për të vendosur nëse do ta miratojë apo jo këtë Projektligj.

Kollcaku ka shtuar se komisioni ka bërë një punë të kujdesshme në hartimin e këtij ligji dhe se shpreson që ai do të sjellë përparim në fushën e shëndetit riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor.

Tani, me miratimin e Komisionit, vjen radha e Kuvendit të Kosovës për të vendosur për këtë Projektligj për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika