Miratohet Strategjia e Energjisë 2022-2031

Kuvendi i Kosovës në seancën e së mërkurës ka miratuar Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022-2031

Kuvendi i Kosovës

Në seancën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës pa praninë e opozitës është miratuar Strategjia e Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.

Po ashtu, janë miratuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit si dhe Projektligji për konfliktet administrative.

Po ashtu, është miratuar edhe projektligji për ekspertët gjyqësorë, për sistemin qendror të evidencës penale të Kosovës si dhe për rregullat e trafikut rrugor.

Ndërkaq nuk kaloi raporti vjetor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika