Miratohet vendimi për shpronësim, hapet rruga për ndërtimin e Kompleksit “Masakra e Reçakut”

Kompleksi Memorial "Masakra e Reçakut"

Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtim Propozim-vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial “Masakra e Reçakut”.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se në Komunën e Shtimes, departamenti i shpronësimit ka mbajtur në muajin qershor një dëgjim publik me pronarët e pronave.

Të gjithë pjesëtarët e kabinetit të ekzekutivit votuan pro kësaj pike të rendit të ditës, e cila u prezantua nga ministri Aliu.

“Më 21.05.2024 kemi miratuar vendimin për miratimin e kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila preket realizimi i projektit: Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial ‘Masakra e Reçakut. Departamenti i shpronësimit i propozon Qeverisë së Kosovës që të nxjerrë vendim që të miratohet vendimi preliminar për ligjshmërinë e procesit të shpronësimit për interes publik të pronës se paluajtshme e cila preket nga realizimi i projektit”, ka thënë Aliu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika