Mirëpriten përplasjet e Ramës me Rusinë për Ukrainën dhe Kosovën

Performanca e Edi Ramës si president i seancës së Këshillit të Sigurisë po vlerësohet tejet pozitive. Sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare ky ishte momenti që u shfrytëzua mjaftë mirë nga Rama për të shfaqur saktë orientimin e shqiptarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, majtas, dëgjon ndërsa Presidenti i Këshillit të Sigurimit dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama flet gjatë një takimi të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi situatën në Ukrainë, të mërkurën, 20 shtator 2023 në selinë e Kombeve të Bashkuara, foto AP.

Selia e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York këtë herë u kryesua nga shteti Shqiptar.

E jo ambasadori Ferit Hoxha por vet kryeministri Edi Rama, pati mundësinë të drejtojë një prej seancave më të rëndësishme të saj.

Ku me të dhënë fjalën Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky hasi në mospajtushmëri nga delegacioni rus.

Ai ia ktheu me një zgjidhje. Atë për ta ndalur luftën.

“Është një zgjidhje për këtë nëse ju pajtoheni, ju ndaleni luftën dhe Presidenti Zelensky nuk do ta marr fjalën”, ka deklaruar Rama.

Dhe e gjithë kjo situatë sipas njohësve të proceseve ndërkombëtare, nuk ishte përcjellur me shkelje procedurale.

“Presidenti ka për detyrë të ruaj mbledhjen dhe të tregoj qendrimin në momentin kur i vjen fjala. Sepse Shqipëria ka mundesi të flaës në momentin kur ti vjen radha por ky e bënte atë edhe si përfaqësues i Shqipërisë por edhe si President, kjo është mundësi dhe se besoj që ka bërë ndonjë shkelje”, ka thënë Dorajet Imeri – Profesor.

Edi Rama për Rusinë pati edhe nje mesazh. Kësaj here në cilësinë e përfaqësuesit të shtetit të Shqipërisë ku zgjodhi ta përmend edhe Kosovën.

“Rusia e të tjerë janë përpjekur ta përdorin apo më shumë ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale apo makthet e tyre që kanë eksportuar në Ukrainë. Pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”, ka deklaruar Rama.

Gjithë kjo performancë e Ramës u përfol si mjaftë pozitive.

“Ai tregonte qëndrim të cilin konsideroj që duhet vlerësuar maksimalisht jo vetëm për atë se çfarë thotë ai por edhe për orientimet reale që Shqipëria dhe shqiptarët duhet të kenë, në atë rast ai ishte edhe Kryeministër i Shqipërisë por edhe president i asaj mbledhje që në procedura standard është bartësi i procesit por ai i bëri të dyja edhe tregonte qëndrim edhe ndante diskutimin e brendshëm aty”, ka deklaruar Dorajet Imeri – Profesor.

Për Kosovën nuk ka folur vetëm shteti si motër.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, gjatë fjalimit të tij nga sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje publike për njohje të Kosovës shtet. Ai po ashtu ka bërë thirrje për normalizim të raporteve mes dy vendeve duke u fokusuar në zbatim të Marrëveshjes Bazë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika