Mirëpritet ashpërsimi i gjobave për shkelësit e rregullave në komunikacion

Nga sot ka filluar zbatimi i ligjit të ri për rregullat e trafikut rrugor me ç’rast policia ka shtuar patrullimet dhe kontrollet e saj. Nga qytetarët, ky vendim është mirëpritur me shpresën se do të rris sigurinë në trafik gjersa nga Policia, kanë thënë se gjobat nuk janë të larta

Që nga mesnata, patrullimet për kontrolle rutinore në trafik i kanë pasur të vazhdueshme.

Herë për rutinë e herë tek ata që hasen në parregullsi, zyrtarë policor kanë ndalur vozitës për t’i kontrolluar.

Nga sot, gjobat në trafik janë ashpërsuar për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Mosvënia e rripit të sigurisë, përdorimi i celularit gjatë vozitjes dhe garat me vetura janë vetëm disa prej veprimeve të cilat me ligjin e ri, tanimë dënohen shumë më ashpër.

E këto masa, janë vlerësuar si jetike për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik.

“Plotësisht janë të drejta, për me ndal aksidente vetëm me gjobë se dnryshe s’marrin vesh. Njëherë për njëherë ta shohim efektin e mandej nashta duhet hala mi ashpërsu,” u shpreh Shaban Tahiri, shofer.

Gjobat rreth vozitësve janë të mirëseardhura sipas meje, nëse janë të mëdha e të papërballueshme për vozitës, ata le të iu grahin pak ma kadal. E rujnë veten, edhe popullin,” tha një tjetër qytetar, Asllan Asllani.

Të tjerë që nuk kanë dashur të flasin para kamerave, kanë deklaruar se ashpërsimi është i ekzagjeruar.

Por, në Polici nuk janë të njëjtit mendim për gjobat.

Këto shuma nuk i kemi konsideruar shumat të larta meqenëse asnjë nuk don kosto nga pjesëmarrësit e trafikut rrugor, janë kundërvajtje të cilat të gjithë mund ti zbatojnë dhe nuk do ketë masa për ta…si PK do mirremi me kundërvajtësit recedivistë jo me kundërvajtjet rutinë që mund të ndodhin nga shoferët e rëndmotë,” ka thënë Jeton Rexhepi, Policia e Kosovës-Njësia e Trafikut.

Dikur, mosvënia e rripit të sigurisë gjatë vozitjes dënohej me 40 euro gjobë. Tanimë, dënimi për këtë veprim është 150 euro.

Për garat ilegale, dënimi arrin deri në 500 euro gjobë, 12 muaj të ndalimit të drejtimit të automjetit dhe 5 pikë negative.

Sipas Policisë së Kosovës, në periudhën janar-shkurt kanë ndodhur 3127 aksidente trafiku, nga to nëntë me fatalitet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika