Mirlind Daku kërkon falje për fyerjet e përdorura pas ndeshjes me Kroacinë

Mirlind Daku

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka kërkuar publikisht falje për fyerjet pas ndeshjes me Kroacinë e cila përfundoi me rezultat 2:2.

Përmes një statusi në Facebook, Daku tha se ka qenë e vështirë t’i kontrollojë emocionet dhe se fyerjet i ka bërë nën afektin e tyre.

“Përshëndetje të gjithëve. Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi””, ka thënë ai.

“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona.Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar”, ka vijuar Daku.

Ndryshe edhe UEFA ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

“Është hapur një hetim lidhur me sjelljen që supozohet se ishte e papërshtatshme, e lojtarit të FSHF-së, Mirlind Daku. Informacione të tjera lidhur me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur”, shkruan në njoftimin e UEFA-s.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika