Golat tashmë i janë bërë rutinë e bukur.
Nga ndeshja në ndeshje, forma e tij vetëm sa po rritet.
Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku po kalon momente të mira me skuadrën sllovene, Mura.
Daku është autor i 13-të golave në 23 ndeshje të zhvilluara.
Shtatgjati është golashënuesi i dytë më i mirë në ligë, me vetëm një gol më pak se lideri.
Një paraqitje fenomneale ai e zhvilloi edhe kundër Mariborit, ekip ndaj të cilit e tundi rrjetën dy herë.
Mirlindi ka kontratë valide me Nura-n, deri në qershor të vitit 2024, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 800 mijë euro.