Së fundi po qarkullon një foto, ku shihet se Mirlind Daku ka marrë nënshtetësinë e Shqipërisë. Ndonëse një gjë të tillë Daku nuk e ka konfirmuar vetë ende.
Por, dyshimet janë nëse së shpejti Daku do të ftohet nga selektori i kombëtares së Shqipërisë, pasi ishte vetë Daku ai që kishte thënë që nëse i jepet shansi të luajë për kombëtaren shqiptare, ai do të pranojë pa hezitim.
Momentalisht, Mirlind Daku është pjesë e NS Murës që nga shkurti i vitit të kaluar. Daku shpresonte se do të ftohej të jetë pjesë e formacionit të Kosovës nga ish-selektori i Kosovës Giresse, por një gjë e tillë nuk ndodhi.