Mitrovica e Veriut dorëzon në KQZ nënshkrimet e peticionit, flet Ugljanin

Nexhat Ugljanin, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, për dorëzimin e nënshkrimeve të peticionit në KQZ, ka thënë se ato janë dorëzuar në mënyrë të rregullt

Nexhat Ugljanin, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut

Nexhat Ugljanin, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, për dorëzimin e nënshkrimeve të peticionit në KQZ, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka thënë se ato janë dorëzuar në mënyrë të rregullt.

“Janë mbledhë katër mijë e 148 nënshkrime, që janë të mjaftueshme dhe kapërcejnë 20 përqindëshin, sepse 20 për qind janë tre mijë e 640 sosh…Ne sot do të kryejmë obligimin ligjor për dorëzimin e peticionit”, ka thënë Uglajnin.

Ai ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të kalojë në disa faza lidhur me këtë proces.

“Faza e parë nga KQZ-ja është që nënshkrimet do të verifikohen, faza e dytë do të shkojë përmes Kuvendit, sepse e dini që nuk ka ligj për Referendum, dhe kjo juridikisht do të ngadalësojë procesin…Sigurisht, procesi do të zgjatet sipas statistikave, analizave politike procesi do të jetë pak i ngadalësuar”, ka thënë Ugljanin.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut është shprehur se në këto procese duhet të jetë prezente edhe mbikëqyrja e KQZ-së.

“Sepse në këtë peticion nuk ka pasur mbikëqyrje, unë e kam pasur rastin të vëzhgoj dhe të shoh, dhe kam parë parregullsi. Një lloj organizimi që janë të detyrueshëm e të obligueshëm, sidomos punëtorët nga institucionet paralele të cilët po funksionojnë në pjesën veriore. Ka qenë organizimi përmes telefonave, thirrjeve, kërcënimeve. Kjo është mënyra se si ata e përdorin, jo vetëm në këtë proces, por edhe në procese zgjedhore”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika