Mitrovicasit besojnë në pafajësinë e Veselit dhe shokëve të UÇK-së

Familja e ngushtë e Kadri Veselit në shtëpitë e tyre në lagjen Bajr të Mitrovicës, në ditën kur nisi gjykimi ndaj Veselit pritën pak mysafirë, kryesisht kushërinj, por që para kamerës nuk pranuan të flasin. Megjithatë për Kadri Veselin, njërin ndër themeluesit e UÇK-së, mitrovicasit patën fjalë të mira e besim se bashkë me shokët tjerë do të shpallen të pafajshëm në akuzat e paraqitura nga Prokuroria e Specializuar

Për ta është njëra ndër ditët më të rënda. Për pak orë pritet të nisë gjykimi ndaj Kadri Veselit, të cilin si familje shumë herë nuk e patën afër për shkak të aktiviteteve të para luftës e po ashtu në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pak lëvizje të hënën janë parë nga anëtarët e familja Veseli brenda e jashtë shtëpive të tyre në lagjen Bajr të Mitrovicës, derisa shumica u panë në Hagë.

“Përkundër se ka filluar gjykimi ndaj Kadri Veselit dhe të tjerëve, dyert e shtëpive të tyre janë të mbyllura, ndërkaq me të njëjtit përkundër interesimit ka qenë e pamundur që të flasim”

Në këtë lagje munguan deklarata në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, por jo edhe në sheshet e Mitrovicës.

Lutfi Hasani, qytetar ka thënë se “Procesi shumë i keq, i padrejtë, për ushtarët e UÇK-së gjithmonë është i padrejtë ai veprim i Gjykatës ndërkombëtare (speciale)…Si krejt Kosovë që e dinë kontributin e Kadri Veselit shumë pak njerëz ka që nuk e dinë, si ushtar i mirë, oficer i lartë, si njeri shumë i mirë, qytetar i Mitrovicës shumë i drejtë”

Jo vetëm Lutfi Hasani beson në pafajësinë ish-udhëheqësve të UÇK-së. Shefqet Hajdari është i mllefosur mbi formën si u themelua Specialja e po ashtu për moszbardhjen e krimeve të kryera nga serbët.

Shefqet Hajdari, qytetar ka theksuar se “Më skandaloze nuk ka, askund në botë kështu nuk ka, por na kanë gjetur si shtet shumë i vogël shumë i urtë, për ata. Kjo nuk bënë. Ndaj tyre nuk bëhet asgjë (zbardhja e krimeve të kryera nga serbët), nuk bëhet edhe pse kanë kryer gjithë ato masakra, po inshallah shumë shpejt lirohen se plotësisht të pafajshëm janë në këtë drejtim”

Pikërisht për formën si u krijua Gjykata Speciale flet edhe një qytetar tjetër i cili thotë Kosova është viktimë e padrejtësisë për shkak se është shtet i vogël.

Një qytetar tjetër ka theksuar se”Në bazë të të dhënave që unë i di është një padrejtësi e shteteve ndërkombëtare kundër vlerave tona, të UÇK-së…Nuk e di çka të them por besoj se faktori ndërkombëtar ka pasur aty me reagu ose me vepru në aso mase sepse ne jemi të vogël, peshqi të vegjël”

Kadri Veseli me prejardhje nga fshati Broboniq i Mitrovicës është njëri ndër themeluesit e UÇK-së, në të cilën kishte shërbyer si komandant i shërbimit dhe kundërzbulimit që ndryshe njihej si G2-shi. Ndërkaq, deri më 2008 ishte Shef i Shërbimit Informativ të Kosovës, për të vazhduar më pas jetën politike si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika