Mjekët në Pulmologji ia largojnë 30-vjeçares gjilpërën që e përpiu aksidentalisht

Një 30-vjeçare ka përpirë aksidentalisht një gjilpërë, e cila depërtoi në rrugët e saj të frymëmarrjes. Ekipi kujdestar i Klinikës së Pulmologjisë arriti të largojë gjilpërën përmes aparaturës së bronkoskopisë, duke stabilizuar gjendjen e pacientes

Një 30-vjeçare aksidentalisht ka gëlltitur një gjilpërë, e cila kishte depërtuar në rrugët e saj të frymëmarrjes, duke i shkaktuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë ka arritur me sukses të largojë gjilpërën nga trupi i pacientes përmes një procedurë të specializuar.

“Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.

Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje.
Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti,” thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika