Mjekiqi për dorëheqjen nga LDK: Përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kishte

Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se arsyeja e largimit të saj nga kjo parti opozitare ka qenë moshapësira për të kontribuuar.

Përmes një postimi në Facebook, Mjekiqi ka thënë se përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kishte.

“Të martën, më 14 mars 2023, kam dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mundësinë për të shërbyer në strukturat e larta e morra si besim dhe konfirmim për vullnetin e mirë drejt ndryshimeve thelbësore. Fatkeqësisht, hapësira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha”, shkroi ajo.

Për më tepër, Mjekiqi theksoi se përpjekjet për të ndryshuar këtë, nuk patën sukses.

“Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Po ashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm”, shtoi ajo.

Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje të martën nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Mjekiqi ishte zgjedhur nënkryetare e LDK-së dy vjet me parë, më 20 mars të vitit 2021.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika