Mjeku i ushtrisë amerikane dhe gruaja e tij akuzohen nga Rusia për spiunazh

Mjeku kryesor i ushtrisë amerikane dhe gruaja e tij, mjeke civile janë akuzuar për konspiracion dhe zbulim të informacionit të identifikueshëm shëndetësor

Foto ilustrim

Jamie Lee Henry dhe Anna Gabrielian akuzohen se kanë planifikuar të tregojnë informacione konfidenciale për pacientët në një spital ushtarak.

Dyshja dyshohet se i kanë thënë një agjenti të fshehtë të FBI-së se ata ishin motivuar nga patriotizmi për Rusinë.

Ndërkaq përfaqësuesit e çiftit nuk kanë komentuar ende për rastin dhe nuk ka pasur ndonjë koment nga autoritetet ruse.

Dyshja janë akuzuar për konspiracion dhe zbulim të informacionit të identifikueshëm shëndetësor, në një aktakuzë të ngritur në një gjykatë në Baltimore, Maryland, e cila u hap të enjten e 29 shtatorit, raporton BBC.

Prokurorët kanë thënë se çifti dëshironte të ndihmonte qeverinë ruse “të fitonte njohuri mbi kushtet mjekësore të individëve të lidhur me qeverinë dhe ushtrinë amerikane”.

Ndryshe, Dr. Gabrielian ka punuar në Spitalin Johns Hopkins në Baltimore, dhe  dyshohet se ka ofruar ndihmë ambasadës ruse në Uashington disa muaj më parë, pasi që Rusia kishte pushtuar Ukrainën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika