Mjeku: S’ka ngritje të çmimit të ujit të pijshëm gjatë vitit të ardhshëm, furnizimi është në rregull

Pavarësisht temperaturave të lartë që janë duke mbizotëruar në vend, nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, kanë thënë se furnizimi me ujë të pijshëm është i mirë dhe se kompania është duke punuar me kapacitete maksimale në të tri impiantet e saja

Arjeta Mjeku, nga Kru Prishtina

Pavarësisht temperaturave të lartë që janë duke mbizotëruar në vend, nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, kanë thënë se furnizimi me ujë të pijshëm është i mirë dhe se kompania është duke punuar me kapacitete maksimale në të tri impiantet e saja.

Zëdhënësja e KRU “Prishtinës”, Arjeta Mjeku se në vitin 2025 nuk pritet të ketë rritje të çmimeve të ujit.

Mjeku ka thënë se uji po shpërndahet në mënyrë të barabartë te secili konsumatorë, por që në disa raste uji nuk po arrin në pika të larta. Ajo ka theksuar se nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore janë mirë dhe janë minus 1 metër e gjysmë nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, raporton Ekonomia Online.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ është duke punuar me kapacitete maksimale në të tri impiantet e trajtimit të ujit, në Shkabaj, Albanik dhe Badoc. Uji po shpërndahet në mënyrë të barabartë të secili konsumatorë, përmes tubacioneve primare, sekondare, terciare. Po ashtu përmes rezervarëve që i kemi të vendosur në qytet. Ka pasur raste dhe kemi raste që uji nuk po arrin në pika e larta sidomos në ato pika ku janë në një vijë me rezervar apo ku janë të ndërtuar mbi kuota të rezervarëve. Nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore i kemi mirë, janë diku minus 1 metër e gjysmë nënë nivelin maksimal të kapërderdhjes. Furnizimi është i mirë por kemi disa ankesa, shpeshherë ankesat për mosfurnizim me ujë të pijshëm janë për shkak të rëndimit të furnizimit me ujë të pijshëm, pikërisht për shkak të kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësi”, ka thënë Mjeku.

Mjeku ka thënë se janë duke u përballur me raste të shumta të kyçjeve ilegale.

Ajo ka thënë se për ngritje të çmimit të ujit të pijshëm vendos Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, në baze të investimeve kapitale për vitin që vjen, e që sipas saj, ARrShU-ja nuk ka paraparë që për vitin 2025 të ketë ngritje të çmimit.

“Sa i përket çmimit të ujit ne nuk jemi kompetent që ta ngrisim çmimin e ujit, për këtë vendos Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, në bazë të investimeve kapitale për vitin 2025 nuk ka ngritje të çmimit të ujit. Janë planifikuar diku 1.4 milion investime në vitin 2025. Për këtë vendos vetëm ARrShU-ja çdo herë duke u bazuar në investimet kapitale për vitin që vjen”, ka thënë ajo./EO

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika