Policia e Kosovës rreth orës 14:00 “pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik”.
Me njoftim ka dalë edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK), të cilët kanë thënë se mjetet shpërthyese janë gjetur në hapësirat e Odës së Mjekëve të Kosovës.
Sipas tyre “mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve”.
“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, thuhet në njoftim.
Në vendngjarje, po ashtu, janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.
Dyshohet për mjet shpërthyes në Klinikën e Patologjisë në QKUK