Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka njoftuar lidhur me raportimet për anulimin e kontratave për stadiumet në Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.
Në një njoftim në Facebook, MKRS ka theksuar se këto procedura nuk janë anuluar, duke shtuar se proceset për stadiumet në Pejë dhe Gjilan janë ende në fazën e vlerësimit dhe do të vazhdojnë sipas procedurave të rregullta.
“Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Po ashtu, MKRS ka potencuar se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar.
Ndryshe në faqen zyrtare të prokurimit “E-prokurim” figurojnë të dhënat se këto tendere janë anuluar.
Ndërtimi i “Stadiumit të Qytetit” në Pejë me 19 milionë euro, rinovimi i “Stadiumit të Qytetit” në Gjilan me vlerë 15 milionë euro dhe rinovimi i stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë me vlerë tre milionë euro.