MKRS thotë se lista e OJQ-ve përfituese në thirrjen për art dhe trashëgimi ishte fshirë për shkak të disa gabimeve teknike, ripublikon sërish atë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ripublikuar listën e Organizatave Joqeveritare përfituese, në thirrjen për art dhe trashëgimi, pasi listën e parë e kishte fshirë ditën e enjte menjëherë pas publikimit në uebfaqen e ministrisë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) ditën e enjte ka publikuar listën e Organizatave Joqeveritare (OJQ-ve) përfituese në thirrjen për art dhe trashëgimi, por të njëjtën e kishte fshirë menjëherë pas publikimit.

Kjo ngjalli reagime të shumta nëse do të ndryshonte lista, a do të shtohej, ose a do të largohej nga lista ndonjë organizatë, ose nëse do të ndryshohej shuma e fitimit të secilës organizatë.

Për Portalin Dukagjini nga MKRS kanë thënë se “lista është ripublikuar sot”.

Sipas tyre, lista ishte fshirë nga uebfaqja e Ministrisë për shkak të disa gabimeve teknike.

“Kjo është lista për pyetjet që i keni parashtruar. Lista është ripublikuar sot për shkak të përvjedhjes së disa gabimeve teknike”, thuhet shkurtimisht në përgjigjen e MKRS-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika