MMPHI-ja nënshkruan marrëveshje me UNDP-në, Aliu: Do të jenë tri rezultate kyçe

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, njofton se kjo ministri ka nënshkruar marrëveshje me UNDP-në, për bashkëpunim për veprime klimatike

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, njofton se kjo ministri ka nënshkruar marrëveshje me UNDP-në, për bashkëpunim për veprime klimatike.

Aliu njofton se nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të jenë tri rezultate kyçe. Ai radhiti të parën forcimin e strukturave politike, ligjore dhe institucionale, të nevojshme për zbatimin e Agjendës për Klimën dhe Mjedisin në Kosovë, me fokus të veçantë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

“Zbatimin e projekteve pilot për promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, me potencial të lartë për zgjerim”, ka radhitur Aliu si rezultatin e dytë kyç nga kjo marrëveshje.

Ndërsa, si rezultatin e fundit kyç, Aliu e renditi mbështetjen e digjitalizimit të të dhënave mjedisore dhe forcimin e infrastrukturës digjitale për iniciativa të qëndrueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika