“Modeli kroat për Asociacionin”, Lajçak: BE-ja pranon atë që është në pajtim me vlerat evropiane

“Për BE-në e pranueshme është ajo që është e bazuar në normat dhe vlerat e BE-së dhe që është në pajtim me modelet ekzistuese evropiane”, ka thënë emisari Lajçak, në lidhje me modelin kroat për Asociacionin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi modelin kroat për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Emisari evropian ka thënë se BE-ja pranon atë që është në pajtim me vlerat dhe normat evropiane.

Ai ka thënë se kjo është theksuar që prej fillimit nga BE-ja dhe se janë të qartë në lidhje me këtë qëndrim.

“Për BE-në e pranueshme është ajo që është e bazuar në normat dhe vlerat e BE-së dhe që është në pajtim me modelet ekzistuese evropiane”, ka thënë Lajçak.

Ndërkaq, në këtë takim, Lajçak ka thënë se kanë diskutuar se si BE-ja e sheh procesin e hartimit të draft-statutit të Asociacionit në detaje dhe se palët duhet të fokusohen në normalizim të marrëdhënieve e jo në konfrontim.

Lajçak pas takimit me Kurtin: Diskutuam rreth asaj se si BE-ja e sheh procesin e draft-statutit të Asociacionit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika