Moderatorja e njohur Krenare Vokshi merr licencën e avokates

Moderatorja e njohur Krenare Vokshi tani e tutje do të jetë edhe avokate

Krenare Vokshi, gazetarja dhe autorja e emisionit “Personale” në RTV Dukagjini tani e tutje do të jetë pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës pasi që është licencuar si avokate.

Gazetarja Vokshi këtë lajm e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook.

Ajo ka thënë se paralelisht me gazetarinë do ta ushtrojë edhe profesionin e ri prej avokateje duke thënë se ekranit të RTV Dukagjinit nuk do ti mungoj pasi që aty zemra e saj do të mbetet përgjithmonë.

“Dje, për mua nisi një kapitull i ri dhe shumë i veçantë në jetën time! Me krenari ju njoftoj se tani jam zyrtarisht pjesë e familjes së madhe të Odës së Avokatëve të Kosovës. Pas 16 vitesh të mbushura me përvojë dhe pasion në gazetari, erdhi momenti të përqafoj profesionin për të cilin jam shkolluar me aq përkushtim. Me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, do të ushtroj këtë profesion fisnik, siç është avokatia, pa i munguar edhe ekranit të TV Dukagjinit, ku zemra ime do të mbetet gjithmonë edhe pranë sajë!”, ka shkruar Vokshi.

Vokshi ka falenderuar familjen, miqtë dhe kolegët për besimin dhe mbështetjen e pakushtëzuar duke ju thënë “Ju paça gjithmonë pranë”.

Edhe këtë arritje Vokshi ia ka dedikuar nënës me “dashuri”.

“Si çdo sukses tjetër në jetën time, edhe këtë arritje ia dedikoj me dashuri dhe mirënjohje nënës time”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Të fundit nga rubrika