Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka ofruar rektores së Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, nënshtetësinë shqiptare.
Ai e ka falënderuar për këtë projekt të rëndësishëm që ka marrë mbi supe.
Kjo pas firmosjes së Marrëveshjes mes Kolegjit të Evropës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Evropës, që do t’i hapë dyert në Tiranë.
Vetë Mogherini u shpreh se viti i ri akademik në degën në Tiranë nis në shtator dhe do të ketë 31 studentë.
“Viti i ri akademik nis në shtator me 31 studentë. Kemi hapur procesin pranimit në tetor dhe sot kemi marrë 242 aplikime për 31 vende nga 41 kombësi. Nga i gjithë rajoni nga vendet e BE-së dhe 15 të tjera”.
Sipas saj, “ky projekt po haset me entuziazëm ta jashtëzakonshëm, janë nga kombe të përgjithshme ka pasur shumë interes në mbarë rajoni nga studentë nga vendete anëtare të BE-së”.
Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik në standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian e më gjerë dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.
Dega e Kolegjit të Evropës në Tiranë do t’i hapë studimet për ciklin e studimeve në 2024-2025 në këtë vit akademik.
Qeveria shqiptare është e angazhuar që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të fillojë gjithashtu edhe t’i mbështesë të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe gjithashtu do të financojë deri në pesë bursa vjetore të studentët shqiptarë.
Për herë të parë një filial i një kolegji prestigjioz hap degën e tij në Shqipëri, jo vetëm për çfarë do të sjellë ky kolegj në aspektin akademik në Shqipëri në funksion të vizionit tonë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe për vijimin e programeve për hapjen e degëve të universiteteve më prestigjioze.