Moldavia, Rumania e Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për luftimin e dezinformatave ruse

Marrëveshja e përbashkët u nënshkrua gjatë një takimi trepalësh të ministrave të Jashtëm të tri vendeve në kryeqytetin moldav, Kishinjev, më 5 korrik

FOTO:REL

Moldavia, Rumania dhe Ukraina e kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim të përbashkët për luftimin e dezinformatave ruse.

Marrëveshja e përbashkët u nënshkrua gjatë një takimi trepalësh të ministrave të Jashtëm të tri vendeve në kryeqytetin moldav, Kishinjev, më 5 korrik.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u tha gazetarëve pas takimit se “arsenali i luftës hibride” të Rusisë nuk po përdoret vetëm kundër Ukrainës, pushtimin e së cilës Moska e nisi më 2022, por edhe kundër Moldavisë.

Takimi mes Kulebas dhe ministrave të Jashtëm të Moldavisë dhe Rumanisë, Mihai Popsoi dhe Luminita Odobescu, përkatësisht, ishte i treti mes tyre prej vitit 2022.

Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Kremlini “përdor gënjeshtra dhe manipulime në mënyrë të përsëritur, për të nxjerrë pretekste të rreme për pushtimin e pajustifikueshëm” të Ukrainës, si dhe “për të bërë përpjekje për të prishur solidaritetin mbarëbotëror me popullin ukrainas”, raporton REL.

Kremlini i mohoi pretendimet se përhap dezinformata dhe akuzoi Perëndimin për përfshirje në “terrorizëm informacioni”.

Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Perëndimi ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër saj, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim.

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian ka nisur edhe negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në radhët e veta.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika