Moldavia shpreson anëtarësimin e saj në BE para vitit 2030

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu është shprehur optimiste që vendi i saj do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian(BE) para vitit 2030

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu ka thënë se shpreson që vendi i saj do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para vitit 2030.

Duke folur për televizionin publik Sandu është shprehur se dëshirat e saj për t’u bashkuar me bllokun 27-anëtarësh deri në fund të dekadës janë “shumë ambicioze”.

Në qershor BE ka pranuar Moldavinë dhe Ukrainën fqinje si kandidatë për anëtarësim në qershor.

Sandu është zgjedhur presidente e Moldavisë në vitin 2020 me përpjekjet e saj pro-evropiane dhe premtimin për të çrrënjosur korrupsionin në vendin e goditur nga kriza.

Moldavia ka punuar për të lehtësuar varësinë e saj nga gazi rus pasi merret me ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara pjesërisht nga sulmet e Moskës ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Gjatë kohës së fundit Moldavia është përballur gjithashtu me protestat e fundit mbi inflacionin në rritje dhe krizën e kostos së jetesës.

Ministri i ri i ekonomisë i Moldavisë, Dumitru Alaiba, ka thënë për Reuters se qeveria po hartonte reforma që do të përshpejtonin pranimin e saj në BE, raporton euronews.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika