Molliqaj: Do ta duartrokas Kurtin nëse s’e pranon marrëveshjen

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta pranojë marrëveshjen e propozuar nga BE

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së

Sipas kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, plani evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, është i dëmshëm.

Molliqaj u shpreh se megjithëse me Kurtin i ka ndarë rrugët politikisht, ai do ta duartrokasë atë nëse nuk e pranon një marrëveshje të tillë.

“Do ta kisha duartrokitur dhe do ta kisha përmendur secilën herë në studio, përveç kritikave që i kam, nëse Kurti nuk e pranon këtë marrëveshje. Unë dhe Kurtit nuk do të na bashkohen kurrë rrugët polititkisht. Kjo është aq e rëndësishme për Kosovën, saqë minimalisht Kurti nuk duhet ta bëjë. Kurti kurrsesi”, ka thënë ai.

Molliqaj tha se nëse Kurti e nënshkruan marrëveshjen, do ta shkatërrojë trashëgiminë politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kjo marrëveshje është e keqe, nuk duhet askush ta bëjë. Nuk na dërgon përpara. Kurti me këtë që po e bën, një trashëgimi politike që ka pasur vlera edhe të mira edhe të këqija, është duke bërë si s’ka asnjë vlerë më. Është duke e bërë sikurse Cipras në Greqi, që vjen edhe e bëjnë të kundërt”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika