Molliqaj: Do ta kërkojmë pa kompromis drejtësinë për Astrit Deharin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ndër shumë tema që u diskutuan në “Debat Plus”, foli edhe për mungesën e drejtësisë në rastin e Astrit Deharit.

Molliqaj tha se do të kërkojë vazhdimisht drejtësi për këtë rast, derisa e ka akuzuar partinë në pushtet për instrumentalizim të rastit Dehari.

“Besoj që të vetmen që e bën vendosja e drejtësisë për Astritin, e shpërfaq në mënyrë të qartë instrumentalizimin e qartë që e ka bërë LVV dhe kryeministri Albin Kurti, dhe jo vetëm. E shpërfaq keqmenaxhimin skandaloz prej momentit që ka vdekur në çelin e burgut e deri më sot”, ka thënë ai.

Molliqaj ka thënë se nuk i shtohet e as s’i ulet vlera Astrit Deharit, nëse del që ai është vrarë apo vetëvrarë.

“Nuk garoj me familjen për dashninë për Astritin, e kam dhimbjen time. Më duket tepër gabim që vlera e Deharit rritet nëse është vetëvrasje. Ajo flet që ata nuk e dojnë përnime. Astrit Dehari vlen deri në aktivitetin politik që e ka bërë”, ka thënë ai.

Sipas tij, drejtësia për këtë rast është më se e nevojshme, për shkak se ky rast nuk do të keqpërdoret më.

“Arsyeja që dua drejtësi për Astritin është të mos keqpërdoret. Kurrë s’kam thënë se nëse kishte me qenë Dehari gjallë, do të ishte me ne apo me LVV-në. Kurrë s’e them atë. Kam shokë që i kam pasur të afërt e sot janë në LVV”, ka thënë ai.

Molliqaj u shpreh se me të ndjerin Dehari ka pasur raporte shumë të afërta miqësore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika